Home Aktualitet Shiu bllokon Tiranën! Makinat ngecin në trafik, përmbyten rrugët

Shiu bllokon Tiranën! Makinat ngecin në trafik, përmbyten rrugët

nga Editor

Kjo situatë është e rënduar në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës.

TIRANË– Reshjet e dendura kanë nisur të japin pasojat e para në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme shihet se si rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga radha e gjatë e mjeteve që presin të kalojnë semaforët.

Kjo situatë është e rënduar në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës, ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga shiu. Problematike mbetet zona e Astirit dhe ajo e Don Boskos.

Sot Shqipëria do të jetë e përfshirë nga një mot me shira të dendur. Reshje do të ketë thuajse gjatë gjithë ditës, siç është parashikuar nga meteorologët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!