“Na plasi ka*i”/ Si tenton të shfaqësohet burri i Rovena Vodës, kapet me opozitën: Dua të qetësoj shpirtin e trazuar…

Read Time:47 Second

Aurel Voda është shprehur se komentin nuk e kishte për çështjen e negociatave por për protestat e opozitës.

Një ditë më parë u  evidentua  një koment të Aurel Vodës, burrit të zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës, i cili në një lajm ku flitej për dështimin e negociatave komentonte:  “Na plasi ka*i”.

Lajmi vërshoi në rrjet ku nuk munguan edhe kritikat ndaj Aurel Vodës, i cili për më tepër mban edhe një post të rëndësishëm publik, atë të drejtorit të Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor.

Pak orë pasi lajmi ‘mori dhenë’, erdhi edhe një reagim nga nga vetë burri i zv-ministres.

“Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të syçkës, se folja ‘plasi” është thënë për protestat e opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.”, shprehet ai ndër të tjera në një reagim në Facebook.

Mesa duket Voda po kërkon të shfaqësohet ndaj komentit që në fakt shkaktoi tërmet në rrjet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Horoskopi për ditën e sotme, 19 tetor 2019
Next post Dështimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, DW: ‘Jo’-ja e BE nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit