Home Aktualitet “Nuk do ta rekomandoja”, mjeku Domi tregon pse është kundër vaksinimit të moshave nën 18-vjeç

“Nuk do ta rekomandoja”, mjeku Domi tregon pse është kundër vaksinimit të moshave nën 18-vjeç

nga Editor

Virologu Arban Domi, i cili punon në SHBA shprehet se vaksina kundër COVID-19, nuk duhet të rekomandohet për moshat nën 18 vjeç.

Domi shpjegoi në emisionin “Opinion”, se organizmi i nën moshën 18 vjeç është më i mbrojtur, teksa tha se transmetushmëria e COVID është më e ulët dhe se shtrimet në spitale janë të rralla.

“Unë nuk do e rekomandoja për moshat nën 18-vjeç. Në këtë moshë ka disa mekanizma të tjerë që nuk ekzistojnë në moshat e rritura për mbrojtjen nga agjentët e huaj. Kanë një mburojë ekstra.

Transmetueshmëria në këto mosha është më e ulët. Elementi i tretë, hospitalizimet në spital në këtë moshë janë të rralla”,-tha Domi.

Edhe pse në SHBA vaksina është miratuar për fëmijët mbi 12 vjeç, mjeku është kundër këtij udhëzimi.

Në vendin tonë ende nuk ka nisur vaksinimi për moshat nën 18 vjeç, dhe as aplikimi i dozës së tretë përforcuese.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!