Home Aktualitet Ky shtet goditet nga tërmeti i fortë, shënohen të paktën 20 të vdekur (FOTO)

Ky shtet goditet nga tërmeti i fortë, shënohen të paktën 20 të vdekur (FOTO)

nga Editor

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Pakistan, pasi vendi u trondit nga një tërmet tragjik.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se shumë njerëz u vranë nga shembja e banesave, pasi tërmeti i fuqishëm goditi provincën Balochistan.

Shumë nga të vdekurit ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e lajmeve Reuters. Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km.

Zyrtarët lokalë i thanë BBC se të paktën 150 të tjerë mendohet se janë plagosur, dhe disa prej tyre u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet për mediat.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!