Home Aktualitet Në “Foltoren” e Gjirokastrës, ikin dritat! Demokratët se lënë në “baltë” Berishën, ndezin ‘blitz-at’

Në “Foltoren” e Gjirokastrës, ikin dritat! Demokratët se lënë në “baltë” Berishën, ndezin ‘blitz-at’

nga Editor

Për disa çaste, sapo Berisha ishte futur në sallë, dritat ikën duke bërë që demokratët të gjenin zgjidhje alternative.

GJIROKASTËR– Një episod i “sikletshëm” ka ndodhur në ambientet e sallës ku u zhvillua takimi i radhës i “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Për disa çaste, sapo Berisha ishte futur në sallë, dritat ikën duke bërë që demokratët të gjenin zgjidhje alternative.

Në kor duke bërtitur: Sali Berisha!, të gjithë kanë nxjerrë celularët nga xhepat dhe kanë bërë dritë me “blic”, por “kriza” i ka mbajtur vetëm për pak çaste. Megjithatë ky episod nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e takimit të liderit historik të Partisë Demokratike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!