Home Aktualitet Kriza energjetike/ Klodian Tomorri: Ajo që tha Berisha është e vërteta!

Kriza energjetike/ Klodian Tomorri: Ajo që tha Berisha është e vërteta!

nga Editor

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, në fillim të fjalës së tij në Foltoren e Gjirokastrës, foli për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për krizën energjetike që po na pret. Ai u shpreh se çmimi i energjisë sot është më i lartë për shkak se është keqpërdorur kaskada e Drinit. Sipas Berishës, në Shqipëri nuk ka krizë gazi, por ka një krizë të bërë vetë nga Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

“Cila krizë? Shikoni çfarë spekulanti i pashpirt që është. Është rritur çmimi i gazit? Po më thoni çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri? Sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Si do na kapë kriza ne që 80% të energjisë e kemi nga ujërat tona?

Ky vetëm bën thirrje që lëvizni çmimet, rrisni çmimet se po vjen kriza e gazit, ku këtu gazi përdoret për gatim dhe ngrohje tek- tuk. Pse qenka krizë? Pra kjo është kriza që do të induktojë me çdo kusht në çdo familje shqiptare.

Ky vend rezervën më të çmuar ka Kaskadën e Drinit. Ajo është rezervë strategjike, për specifikat e këtij viti, ajo ishte plot e përplot në 296 metra. Po, kaskada ishte plot dhe si rezervë strategjike kaskada ruhet për vjeshtë. Verës gjen më lehtë energji dhe blen.

Çfarë ka bërë zotëria? Ka zbrazur kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Janë prodhuar energji 7.2 terravat. Janë konsumuar 6, 1.2 janë eksportuar dhe tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës.

Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot çmimi i energjisë është 3 herë më i lartë seç ishte në gusht. Kjo është krizë e bërë vetë, është e bërë vetë, nuk është krizë e gazit, është krizë e Edi Ramës, e ministres së tij të papërgjegjshme”, tha Berisha.

Ndërkohë pas këtij shpjegimi ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri. Sipas tij, Berisha e ka kuptuar më mirë se të gjithë shkakun e krizës.

“Sali Berisha është njeriu qe e ka kuptuar më mirë nga të gjithë shkakun e krizës energjetike në Shqipëri. Ajo që tha sot është e vërteta,” tha Tomorri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!