Home Aktualitet Rama fshin postimin/ Republikanët amerikanë e dine çfarë po ndodh në Shqipëri

Rama fshin postimin/ Republikanët amerikanë e dine çfarë po ndodh në Shqipëri

nga Editor

Jack Posobiec, një gazetar dhe aktivist politik republikan, i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump dhe familjen e tij, ka postuar sot dy statuse në Twitter me fotot e Edi Ramës.

Në statusin e parë, ai ka publikuar edhe dy foto të Ramës, njërën ku Rama shfaqet në akademinë ushtarake të SHBA-ve, West Point, dhe tjetrën një foto të postuar nga Rama me mikun e tij George Soros.

Publikimi i këtyre dy fotove shoqërohet me komentin:

‘Përshëndetje @WestPoint_USMA! Për çfarë bëhet fjalë?’

Ndërkohë në një status tjetër ai ka postuar vetëm foton e Rames me Soros, ku ka analizuar gjuhën e trupit të dy personazheve.

Duke hequr dy vija jeshile ai ka vënë në pah pozicionin e drejtë të trupit të Soros, dhe pozicionin e anuar për nga Soros të trupit të Ramës. I njohur si studiues i teorive të konspiracionit, ai e ka shoqëruar foton me komentin: Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama me këtë?

Vlen të theksohet, se nga një kërkim i rifreskuar, rezulton se Rama e ka fshirë postimin e tij dhe foton me Soros.

Njohësit e kodeve sekrete të shprehura nga gjuha e trupit, shpjegojnë se një pozicion i tillë tregon se ai që mban trupin drejt, zotëron fuqi të plotë mbi personin tjetër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!