Home Aktualitet Gledis Nano i përjashtuar nga Policia në 2008, dyshohej për favorizim të trafikut të drogës

Gledis Nano i përjashtuar nga Policia në 2008, dyshohej për favorizim të trafikut të drogës

nga Editor

Gledis Nano i emëruar në krye të Policisë së Shtetit është përjashtuar nga radhët e policisë në vitin 2008 për shkak të kontakteve të papërshtatshme. Me anë të një raporti drejtuesit e kohës liruan nga detyra Nanon pas një episodi për moskontrollin e një mjeti të dyshuar se kryente trafik droge. Nano u rikthye në detyrë në vitin 2011 me vendim të gjykatës dhe aktualisht vazhdon proceset gjyqësore kundër Policisë së Shtetit për njohjen e vjetërsisë dhe gradave.

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka emëruar sot në krye të Policisë së Shtetit Gledis Nanon, pas propozimit të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në prezantimin e vendimit të kryeministrit për emërimin e Nanos në krye të Policisë, Çuçi vlerësoi rolin e Nanos në karrierën e tij në Polici. Gledis Nano është futur në radhët e Policisë në vitin 2002 pas përfundimit të Akademisë ‘Arben Zylyftari’.

Karriera e tij pati rritje të njëpasnjëshme deri në vitin 2008, kur me vendim të drejtorit të Policisë së Shtetit të asaj kohe, Ahmet Premçi, Nano do të lirohej nga detyra. Lirimi nga detyra u bë pas raportit të Drejtorit të Policisë së Tiranës për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas informacioneve  shkak për lirimin e tij është bërë mosndërhyrja e Gledis Nanos në një rast të dyshimtë për trafik droge në zonën e ish-bllokut. Në atë kohë agjentët e antidrogës kanë kërkuar kontrollin e mjetit të dyshuar se po përdorej për trafik droge, por me ndërhyrje të Nanos, agjentët nuk kanë kryer kontrollin e makinës.1 / 2

Për këtë ngjarje është njoftuar drejtori i Policisë së Tiranës, në atë kohë Tonin Vocaj, i cili ka bërë raportin përkatës duke ja përcjell më pas Drejtorit të Përgjithshëm për lirimin nga detyra të Gledis Nanos. Për këtë Nano iu drejtua Gjykatës e cila më pas vendosi rikthimin e tij në radhët e policisë dhe me firmë të ish-drejtorit Hysni Burgaj. Problemet e Nanos me Policinë e Shtetit konfirmohen edhe nga procesi gjyqësor që ai po zhvillon në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku kërkon njohjen e vjetërsisë së punë për periudhën e largimit nga policia nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Në vitin 2016, Gledis Nano iu drejtua Gjykatës Administrative ku kërkonte ‘Detyrimin e palës së paditur për t’i ridhënë paditësit gradën ‘Komisar’, Detyrimin e palës së paditur për t’i njohur paditësit si vjetërsi shërbimi edhe kohën e Lirimit nga detyra. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit diferencat e papaguara si rezultat i mosridhënies së gradës Detyrimin e palës së paditur për të marrë paditësin në testimin për gradën ‘Kryekomisar’ Anullim i Urdhërit Nr. 1874 Dt 12.10.2011, Pika 2, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit’

Problemi i së shkuarës është evidentuar edhe nga Komisionet e Vetingut për Policinë.

Në raportin e bërë për Gledis Nanon, Komisioni i vetingut konstaton:

‘Ka qenë subjekt i një procedimi disiplinor nga ana e autoritetit punëdhënës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si pasojë e një kontakti të papërshtatshëm në vitin 2008, për të cilin është proceduar.

Në lidhje me këtë procedim z. Gledis Nano ka bërë padi në gjykatë dhe sipas Vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 4.11.2010 është rikthyer në detyrë’. 

Gjyqi që Gledis Nano ka me Policinë e Shtetit aktualisht është aktiv në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku seanca e radhës është përcaktuar në datën 20 tetor.

E tashmë që vetë Gledis Nano është emëruar në krye të Policisë së Shtetit, duket se njohjen e vjetërsisë do ta ketë më të lehtë, duke shuar edhe pikëpyetjet mbi vjetërsinë dhe përfitimin e gradave që duhen për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Marrë nga Syri.net

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!