Home Aktualitet Zagani për letrën e kryepolicit: Ardi Veliu vegël e Xhafajt. Na degjeneroi komplet, nuk u bë dot polic

Zagani për letrën e kryepolicit: Ardi Veliu vegël e Xhafajt. Na degjeneroi komplet, nuk u bë dot polic

nga Editor

Largimi i Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar reagime të shumta. Virale është bërë një letër, me tre paragrafe, ku Veliu shprehet se i kërkon dorëheqjen Ramës.

Në vetëm tre paragrafë, akti i largimit të njërit prej drejtuesve më të kontestuar dhe akuzuar të policisë karakterizohet nga gabime drejtshkrimore.

Dritan Zagani, nga studio e emisionit “Breaking” në Top News tha se me atë shkresë Veliu “ka degjeneruar institucionin e policisë”.

Sipas Zaganit, Veliu është shkarkuar dhe jo dorëhequr.

“Vetëm po të shohësh me vemendje letren, kuptohet se është shkruar në çast, ndërsa kishte dhjetëra gabime ortografike. Ai ishte drejtor i përgjitshëm i Policisë. Atë letër e ka shkruar Fuga, ‘shkruaje këtu hajvan’, i kanë thënë. Mungon vula, stema e republikës së Shqipërisë. Na ka degjeneruar komplet fjalën dhe rolin e policit. As sekretari i tij nuk e ka bërë këtë”, tha Zagani.LEXO EDHE  Elbasan/ Makina përplaset me shtyllën, 3 të lënduar

Ish-zyrtari i policisë shtoi se Veliu ishte edhe vegël e Fatmir Xhafajt, ndërsa doli hapur në shërbim të vëllait të tij.

“Nuk ka qenë polic dhe as nuk do jetë. Ka qenë sherbëtor i politikës, ushtar i bindur. Kemi patur zyrat përballë në Vlorë. Në këto 4 vjet demonstroi se nuk u bë polic, por ushtar ipolitikës. Ishte vegël e ministrit Xhafaj, mbrojti të pambrojtshmen. U pozicionua keq që në fillim. Doli në shërbim të vëllait të ministrit Xhafaj, dihej se do shkonte atje se ishte vendimi në Itali, por nuk la gur pa lëvizur”, tha Zagani.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!