Home Aktualitet Tha se është protesta e PD-së/ Ambasada e SHBA-së ndryshon njoftimin zyrtar për tubimin e sotëm

Tha se është protesta e PD-së/ Ambasada e SHBA-së ndryshon njoftimin zyrtar për tubimin e sotëm

nga Editor

Një protestë është lajmëruar për t’u mbajtur sot pasdite në orën 17:00 kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike. Protesta e paralajmëruar kishte si organizatorë përfaqësues të shoqërisë civile, por kurrsesi politikanët.

ambasada e SHBA n Tiranë u kërkoi shtetasve amerikanë që të mos përfshiheshin në tubimet e sotme, duke i cilësuara si një organizim të PD.Menjëherë pas reagimit që solli kyu lloj njoftimi, ambasada e SHBA e ndryshoi duke e hequr partinë Demokratike si organizatore. Por veprimi i bërë duket se ishte shumë i qartë, përpjekja për ta cilësuar protestën si një organizim partiak.

Në njoftimin e rregulluar, thuhet se qytetarët amerikanë këshillohen të mos përfshihen në protestën që pritet të mbahet ditën e sotme duke mos e përmendur më partinë Demokratike si organizatore të tubimeve.

Njoftimi i Plotë nga Ambasada e SHBA:

Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite në zyrën e Kryeministrit. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!