Home Aktualitet Kriza energjitike, Ahmetaj: Do mbrojmë qytetarët, javën e ardhshme prezantojmë masat e reja

Kriza energjitike, Ahmetaj: Do mbrojmë qytetarët, javën e ardhshme prezantojmë masat e reja

nga Editor

Ahmetaj deklaroi se situata cënohet nga vendet e tjera dhe tregu ndërkombëtar, por sipas tij, Rama ka ngritur një grup pune që do të marrë masat për të furnizuar të gjithë qytetarët me energji elektrike. 

TIRANE– Fill pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që u organizua dhe drejtua nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, qeveria zotohet se do të mbrojë familjet dhe bizneset e vogla përballë krizës energjitike që po cënon sot globin. Ahmetaj deklaroi se situata cënohet nga vendet e tjera dhe tregu ndërkombëtar, por sipas tij, Rama ka ngritur një grup pune që do të marrë masat për të furnizuar të gjithë qytetarët me energji elektrike.

“Informacion për sa i përket situatën energjitike në vend. Bëra një informacion për kabinetin. Sigurisht që është konseguencë e krizës energjitike globale, kemi zgjedhur ekonomi tregu, ekonomi e hapur, e cila influencohet nga çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Sidomos për mallrat që janë të lidhura me prodhimin dhe nevojat për import, siç është energjia elektrike. Ju e keni dëgjuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar, një kombimin faktorësh që po ndodh në ekonomitë e mëdha, si Kina, për shkak të sjellës së Rusisë apo një faktor tjetër të centraleve të karbonit. çmimet lëvizin përditë, sot Spanja e ka çmimin 260 euro, Gjermania e njëjta gjë, një pjesë e mirë e vendeve e kanë transferuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup për të menaxhuar situatën energjitike, i referohem asaj që ai ka thënë se vala e çmimeve prek dhe brigjet e Shqipërisë por ne jemi të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesve, për qetësimin e konsumtorëve ne do ta mbrojmë konsumatorin. Do të garantojmë furnizim të energjisë për të gjithë”,-tha Ahmetaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!