Home Aktualitet Abilekaj-ambasadës së SHBA: S’keni dinjitet as sa ushtari i fundit i Ramës

Abilekaj-ambasadës së SHBA: S’keni dinjitet as sa ushtari i fundit i Ramës

nga Editor

Analisti Enton Abilekaj reagoi pasi ambasada amerikane deklaroi se protesta e shoqërisë civile, e thirrur sot pasdite përpara kryeministrisë, do të organizohet nga Partia Demokratike.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga protesta e Partisë Demokratike. Por Abilekaj e quan fyes dhe mashtrues këtë reagim.

Sot do të jem tek protesta pikërisht sepse nuk e ka thirrur Partia Demokratike.

Ata që japin mesazhe të tilla, false, mashtruese, nuk kanë as skrupulozitetin e zyrës së shtypit të Kryeministrit, as dinjitetin e ushtarit të fundit të Rilindjes.

Ky turp nuk do më ndalojë të dal sot në 17.00 që rrjepja e shumicës absolute për llogari të një klike hajdutësh pa fre, të mos kalojë në heshtje dhe varfëria të mos bëhet standard.

Këtë mesazh po e printoj që ta përdorim bashkë me protestuesit e tjerë për të “djegur” Tiranën,” shkruan analisti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!