Home Aktualitet Shpërthen bombula e gazit, digjet magazina në Elbasan

Shpërthen bombula e gazit, digjet magazina në Elbasan

nga Editor

Një magazinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja është raportuar rreth orës 09:40 dhe ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.

Sipas njoftimit të policisë, kjo magazinë përdorej për gatime në pronësi të shtetasit me iniciale A.R.

Flakët kanë përfshirë subjektin pas shpërthimit të bombulës së gazit, e për pasojë janë djegur të gjitha orenditë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2021, rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatim në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.

Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!