Home Aktualitet Agron Duka: Vetëm “vagonët” e sjellin Bashën në pushtet, Rama bëri gol se i lanë fushën bosh

Agron Duka: Vetëm “vagonët” e sjellin Bashën në pushtet, Rama bëri gol se i lanë fushën bosh

nga Editor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në Radarin Informativ në ABC, ku kërkoi nga Opozita që të bëjë kompromis me shumicën, duke dhënë votat për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vettingut në këmbim të rishikimit të Reformës Territoriale dhe kodit zgjedhor.

“Po të isha unë, ai që do të negocioja, asnjëherë nuk ka fitore të njëanshme, fitojnë dy palët, si PS-PD të lëshojnë. Shumica kërkon shtyrjen e komisioneve të vettingut opozita mund të japë votat në këmbim të këtyre që folëm” tha ai, referuar dy reforma prioritare që kërkon opozita. Por çfarë ndryshimi kërkon konkretisht Agron Duka te Kodi Zgjedhor? “Koalicionet patjetër” tha ai.

Kreu i PAA-së këmbëngul te rikthimi i sistemit të vjetër, koalicionet “shumë-listore”, të tipit lokomotivë me shumë “vagonë” të vegjël, pasi sipas tij sistemi elektoral që lejon vetëm koalicione një-listore i ka penalizuar duke u hequr vota dhe mandate.

“Shumica duke qenë e vetme në zgjedhjet e kaluara, arriti të “qepë” kodin që t’i fusë të gjitha partitë e tjera në një sigël. Na ka penalizuar. PD për shkak të këtij Kodi Zgjedhor na dha vetëm në tre qarqe, në morëm 10500 vota, në konkurrencë brenda listës së PD-së, por nëse do të kishim kandidatët tonë, do të merrnim dyfish. Sa më shumë “vagonë” të ketë, nuk mund të bëhet me një të rënë të lapsit. Këtu PD nuk duhet të lëshojë.

PD nëse do të vijë në pushtet duhet të ngulë këmbë në këtë drejtim. PD ka shumë aleatë të vegjël. Por të ishte ai kod “kandari” do të peshonte këtej. Me sistemin e vjetër LSI do të kishte 10-12 deputetë. I lanë fushën bosh dhe Rama bëri “gol” deklaroi ai. * Për më shume bashkohuni në grupin tonë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!