Home Aktualitet Nis samiti BE-Ballkani perëndimor në Slloveni/ Ende asnjë datë për negociatat, ja çfarë pritet nga takimi

Nis samiti BE-Ballkani perëndimor në Slloveni/ Ende asnjë datë për negociatat, ja çfarë pritet nga takimi

nga Editor

Udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve ballkanike (Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) janë mbledhur sot në Slloveni “për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila është me interes të ndërsjellë strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”.

Në projekt-deklaratën e takimit “Bashkimi Evropian rikonfirmon angazhimin e tij për procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra rreth tij, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave të gjithsecilit”. Por nga ana tjetër, vendet anëtare vënë gjithashtu në dukje “rëndësinë që BE të mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar aftësinë e vet, për të integruar anëtarë të rinj”.

Një përcaktim që dëshmon dilemat gjithnjë e më të mëdha në gjirin e vetë BE-së për procesin, por që duket të ketë qenë formula e kompromisit mes vendeve anëtare për të mos e lënë jashtë tekstit, termin “zgjerim”. I pranishëm në samit është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti, i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe liderët e vendeve të tjera.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!