Home Aktualitet Bujar Leskaj: Unë do t’i bashkohem protestës, Opozita duhet të jetë në shesh me shqiptarët, kundër rritjes së çmimeve

Bujar Leskaj: Unë do t’i bashkohem protestës, Opozita duhet të jetë në shesh me shqiptarët, kundër rritjes së çmimeve

nga Editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, thotë se sot do të jetë pjesë e protestës që do të mbahet sot në Tiranë në orën 17:00, kundër rritjes së çmimeve.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se opozita duhet të jetë pa asnjë hezitim në shesh me shqiptarët në protesta kundër rritjes galopante të çmimeve, shtrenjtimit të jetesës. “Sot, në orën 17.00 edhe unë do t’i bashkohem protestës qytetare përpara kryeministrisë, selisë qendrore të sektit Rama.

I falenderoj organizatorët, shoqërinë civile dhe studentët dhe ju ftoj të bashkohemi të gjithë në protestën kundër pabarazisë, varfërisë së skajshme, korrupsionit, skandaleve e arrogancës së këtij sekti qeverisës, që nuk ndalet përpara asgjëje dhe shet e plaçkit pasurinë e përbashkët, shet interesin kombëtar, duke vënë partinë mbi Shqipërinë, duke vënë pasurimin personal mbi Shqipërinë e shqiptarët.

Opozita duhet të jetë pa asnjë hezitim në shesh me shqiptarët në protesta kundër rritjes galopante të çmimeve, shtrenjtimit të jetesës, kërcënimit për varfërim të frikshëm të shqiptarëve. Çdo protestë kundër vjedhjes, plaçkitjes, varfërisë është e ligjshme! Është thirrje për të reaguar kundër sektit Rama që ka kapur për gryke Shqipërinë e po u merr frymën shqiptarëve.

Shqiptarët nuk mund të pajtohen e as të gënjehen nga deklaratat e “liderit global”, delirantit Rama për një krizë globale dhe të kenë durim e besim tek ai që “do t’i shpëtojë”! Ndaj duhet të jemi të gjithë atje në shesh me të gjithë ata shqiptarë që kanë zë, kurajo e qytetari të protestojnë. Me prindërit, të rinjtë e të rejat, me intelektualët!” shkruan Leskaj në postimin e tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!