Home Aktualitet Artan Hoxha informon Bledi Çuçin për drogën e kapur në Podgoricë, Ministri: Nuk jam në dijeni, gazetari: Interesohu se janë grup i fuqishëm

Artan Hoxha informon Bledi Çuçin për drogën e kapur në Podgoricë, Ministri: Nuk jam në dijeni, gazetari: Interesohu se janë grup i fuqishëm

nga Editor

Mbrëmjen e djeshme në doganën e Podgoricës, është kapur një kamion cisternë me 300 kg marijuanë, ngarkesë e cila kishte kaluar nga Shqipëria dhe kishte destinacion Bosnjen.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ishte në një lidhje “live” me emisionin Opinion, aty ku ka marrë vesh për lajmin nga gazetari Artan Hoxha.

Ai u shpreh se nuk kishte dijeni, por gazetari i ka thënë që të interesohet, pasi ky grup është shumë i fuqishëm.

Artan Hoxha: A është në dijeni Ministri që autoritetet malazeze sapo kanë kapur një triler çistern që po shkonte nga Shqipëria në drejtim të Bonjës me 300 kg kanabis?

Bledi Çuçi: Lajmin nuk e di se nuk flas me thashetheme. Unë kam përgjegjësi kur them diçka dhe dua ta verifikoj kur ta them. Është fakt që në Itali nuk është kap asnjë gomone me kanabis. Dhe kjo tani është korrja e dytë.

Artan Hoxha: Interesohuni për Podgoricën se është grup i fuqishëm dhe kanë përdorur një metodë të re.

Bledi Çuçi: Kjo tregon se jemi efikas, se kriminelët po kërkojnë forma të reja.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!