Home Aktualitet Premçi: Segmente të policisë jo aktive, pse iku shefja pas zbulimit të abuzimit 70 mln eurosh €?

Premçi: Segmente të policisë jo aktive, pse iku shefja pas zbulimit të abuzimit 70 mln eurosh €?

nga Editor

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ka deklaruar në “Log.” në ABC se policia duhet të kishte marrë masa që në zonën e Kune Vain ku u vra nënkomisari Saimir Hoxha të mos mbetej asnjë bimë narkotike. Ai u shpreh se Ardi Veliu në postin e Policisë së Shtetit nuk ka ngritur sistem për të kapur ngarkesat e farave të kanabisit që janë mbjellë në Shqipëri.

“Asnjë bimë narkotike nuk duhet të mbetej në Kune Vain. Drejtori i Policisë nuk ka ngritur sistemin për të pakur një herë të vetme një thes me fara kur vijnë nga jashtë. Kapje farash.  Janë kapur gjysmë kg por është mbjellë mbi 3 milionë rrënjë. Si ka mundësi që drejtori i policisë nuk ka një plan masash për punën operative të policisë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se shumë segmente të Policisë së Shtetit nuk janë aktive duke përmendur këtu drejtorinë e luftës kundër krimit financiar, duke përmendur dorëheqjen e drejtoreshës që u dorëhoq pas zbulimit të një abuzimi prej 70 milionë eurosh në Rrugën e Arbrit.

“Jemi mësuar që analizat bëhen me shifra dhe me numra. Koha ka ardhur tani nuk bëhen më analiza kështu, por me natyrën e krimit. Kemi atentate të mirëfillta kriminale të cilat mund t’i bëhen gjithkujt.

Segmente të caktuara të Policisë së Shtetit prej kohësh nuk shikohen aktive. Si ka mundësi që drejtoria e luftës kundër krimit ekonomik nuk merr masa për abuzimet me tenderat. Raporti i KLSH deklaron 9 mln euro abuzime në kaq vite. Ne para ca muajsh kishim dorëheqjen e ish-drejtoreshës se Rrugëve të Shqipërisë sepse zbuloi një situacion fiktiv në rrugën e Arbrit prej 70 milionë euro. Kush hetoi? Pse e dha dorëheqjen, sepse ia kërkuan dorëheqjen”, shtoi Premçi.

Ndërsa analisti Neritan Alibali deklaroi se brenda policisë së shtetit duhen përzgjedhur elementët që janë ballafaquar me krimin, duke analizuar edhe deklaratën e dorëheqjes së Ardi Veliut.

“Brenda policisë së shtetit ka kuadro që i mbështet dhe mendon që kanë punuar mirë. Po të lexosh letrën e pranimit të dorëheqjes së kryeministrit, ai e pranon që Veliu është lodhur aq shumë këto vite dhe tani do rrijë me familjen e tij. Në këtë mënyrë konsiderohet sikur ka bërë punën më të mirë.

Faktet që ka paraqitur opozita tregojnë të kundërtën, që Ardi Veliu është angazhuar për PS në zgjedhje. Ne duhet të diskutojmë se çfarë po ndodh në polici. Duhen marrë masat që policia e shtetit të përzgjedhë elementet që janë ballafaquar me krimin. Avokati i parë duhet të jetë kryeministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, u shpreh Alibali.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!