Home Aktualitet Çfarë fshihet pas largimit të Veliut? Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Tenderi, “Pandora Papers” dhe “ujku”…

Çfarë fshihet pas largimit të Veliut? Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Tenderi, “Pandora Papers” dhe “ujku”…

nga Editor

Për të zbuluar prapaskenat e dorëheqjes së Ardi Veliut nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “LOG” mes disa panelistëve, ishte edhe gazetari Artan Hoxha. Historitë që po qarkullojnë, janë disa tha gazetari Hoxha, por pikëpyetja mbetet pa përgjigje, pasi sipas tij diçka tjetër fshihet.

Ka shumë histori, sot është thënë që mund të jetë në hetim për tenderin e uniformave, por nuk merret drejtori direkt, ka komision poshtë, ai është tender shumë i madh. Ka tendera më të vegjël që mund të hyjë drejtori vetë.

Se është si historia e parave të “Pandora Papers, që i bien në qafë Vasilit (Vasil Kallupi), që është korrieri, lekët i ka marrë “ujku”, jo Vasili, se nuk i jep njeri me një kompani me 2 punëtorë 3.6 mln euro. Historia që kemi sot është që Rama na hodhi një llokmë, merruni me këtë copëtojeni dhe kaloni kohën ca ditë.

Unë ende jam në pikëpyetje, çfarë i ndodh atij tani që e hodhi këtë? A ka lidhje me “Pandora Papers”, nuk e di, nuk ma mbush mendjen ajo histori edhe pse shkon pak aty. A ka diçka tjetër? Mbase do ta shohim në ditët në vijim” shprehet ai. Shemsi Prençi, ish-drejtues policie, u shpreh se nuk do të habitet nëse Veliu përfundon pas hekurave.

Nuk habitem që të shkojë në pranga edhe për tenderin e uniformave” tha ai. Akuzat në drejtim të qeverisë dhe drejtuesve të policisë, Prençi i kishte të shumta. “Këtu të bjerë bomba dhe nuk rregullohet” tha ai duke qenë mjaft pesimist për situatën.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!