Home Aktualitet Çollaku: Nëse policia e shtetit do të kishte qenë pa drejtor, do të kishte punuar më mirë

Çollaku: Nëse policia e shtetit do të kishte qenë pa drejtor, do të kishte punuar më mirë

nga Editor

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Basir Çollaku u shpreh se nëse policia e shtetit, në 95% të saj ka punonjës të ndershëm, po të kishte qenë pa drejtor, do të kishte punuar më mirë.

Ai tha se krimi është në zyrat e shtetit dhe këta persona jo vetëm marrin punë publike, por edhe ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve.

Çollaku: Nëse policia e shtetit, në 95% të saj ka punonjës të ndershëm, po të kishte qenë pa drejtor, do të kishte punuar më mirë. Nëse i marrim referenca te raporteve ndërkombëtare, janë tronditëse. Raportet e thonë qartë se krimi është në zyrat e shteti.Këta jo vetëm marrin punë publike, por edhe ndikojnë edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Dhe ndikimi i tyre është me kobure, jo me lutje. Në krah të prokurorit drejtori i përgjithshëm, drejtori shpërndante të pavërteta, që është vepër penale.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!