Home Aktualitet Koka: Çuçi ishte ai që e largoi Ardi Veliun, ja pse në vend të tij do të vihet Nano..

Koka: Çuçi ishte ai që e largoi Ardi Veliun, ja pse në vend të tij do të vihet Nano..

nga Editor

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Bledian koka u shpreh se Çuçi ishte ai që realisht e largoi Ardi Veliun.

Sipas tij, këtu nuk është çështja tek emrat, por tek mënyra se si funksionojnë gjërat. Të gjithë policët e kanë kthyer rrobën  e policisë në një rrobë private,

Koka: Çuçi ishte ai që realisht e largoi Ardi Veliun. Këtu drejtorët e policisë nuk i shërbejnë uniformës. Ai është hequr nga puna vetëm se Bledi Çuçi nuk e donte. Ai kishte vendosur se drejtori i ri do të ishte Gledis Nano. Ky madje ka bërë disa trajnime amerikane, dhe vjen si njeri i amerikanëve.

Sigurisht që ne i kemi parë se cilët kanë qenë njerëzit e Amerikës. Edhe Xhafaj ishte njeri i amerikanëve, por ama vëllai i tij ishte bosi i drogës në Vlorë, këta njerëz që vijnë si njerëz të amerikanëve, se si ngatërrohen.

Këtu nuk është çështja tek emrat, por tek mënyra se si funksionojnë gjërat. Të gjithë policët e kanë kthyer rrobën  e policisë në një rrobë private, duke parë se si funksionon narko-shteti, për trafiqe dhe drogë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!