Anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi betohet para Presidentit Meta

Read Time:37 Second

Në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua sonte ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarit z.Besnik Muçi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ‘Muratori’ shqiptar dënohet me 5 vite burg në Itali/ U u kap me 3 milionë euro kokainë (Emri)!
Next post “Duhet shporrur me çdo mjet!” “Fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë”