Home Aktualitet Lubonja: Manipulim me çmimin e energjisë për të siguruar fonde, duhet ta paguajë qeveria!

Lubonja: Manipulim me çmimin e energjisë për të siguruar fonde, duhet ta paguajë qeveria!

nga Editor

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në një lidhje me skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja theksoi se nëse ka krizë në sektorin e energjetikës, ky është dështim i qeverisë.

Teksa solli shembullin e Italisë, ku ishte rritur vetëm gazi metan, analisti tha se nëse vendi ynë përballet me këto sfida, kemi të bëjmë me një manipulim që bën qeveria për të siguruar fonde.

Po ashtu, analisti Lubonja komentoi edhe debatet e fundit brenda PD-së pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar. Sipas Lubonjës, se debati me Berishën e ka thërrmuar edhe më shumë opozitë.

PJESË NGA BISEDA
Doja të ndalesha te një shqetësim për paralajmërimin që bëri Rama për krizën energjetike në vend. Si e shihni ju këtë situatë?

E kam ndjekur me shqetësim dhe interes. Këtu në Itali nga sa kam vërejtur unë ajo që është rritur direkt, është çmimi i metanit, është dyfishuar. Këtu gazi metan përdoret edhe për ngrohje shumë dhe parashikohet një rritje ndaj të cilës qeveria ka deklaruar se do të marrë masat e veta të amortizimit. Te distributorët privatë të karburanteve nuk ndërhyn dot, kjo ju takon qytetarëve (qeveria italiane). Dëgjova këtë lajm dhe pashë kryeministrin, pyetja e parë që ngrita ishte; Si ka mundësi që çmimi i energjisë ngrihet dyfish? Ne nuk kemi metanin si burim kryesor, por energjinë elektrike. Ishte paradoks që se shpjegoja dot, dhe indirekt mendova se do të rritet çmimi i karburantit. Dhe jo energjia elektrike që prodhohet nga HEC-et. Këtë ma sqaroi një material i BIRN që vinte në dukje këtë paradoks. Prodhimi i energjisë nga HEC-et tona ka qenë i mjaftueshëm- sipas këtij shkrimi. Ne nuk kemi përdorim të gazit të lëngshëm apo metanit, që përmend edhe kryeministri. Kështu që ideja që të vjen është që këtu kemi të bëjmë me një manipulim që bën qeveria për të siguruar fonde. Ne kemi gjithë atë gazetari në Shqipëri, që nuk merren shumë me këtë punë. BIRN thoshte; “Qeveria ka futur 12 mijë para zgjedhjeve në punë, që janë ata pastronazhistët”. Në shkrim thuhej se nja 80 mln në vit duheshin për rrogat e tyre. Më pas thuhej edhe diçka tjetër që; qeveria na ka premtuar dhe na mori dhe para për të rregulluar sistemin e shpërndarjes së energjisë, deri në 80%. Ne vazhdojmë të kemi humbje deri në 21 %. 21 % e popullsisë në vend se paguajnë energjinë. Ata 80% që ngelen, janë ata që duhet të paguajnë me shumë, 50 mln më shumë. Shto këtu rrogat që duhet të paguhen. Duket se qeveria kërkon që të kompensojë këto, përndryshe s’ka kuptim që çmimi i energjisë të rritet në këtë mënyrë. Këto janë dështime të qeverisë, të cilat duhet t’i paguajë dhe jo të na bëjë ne që t’i paguajmë.

Si i shihni propozimet e Bashës për këtë çështje?!
Propozimet e Bashës nuk i kam parë. Më shumë po merremi me sherrin Berisha-Basha dhe se çfarë po propozon ky i fundit. Ajo që mendoj unë në thelbin e vetë, duan që ta fusin edhe çështjen e energjisë si fatkeqësi natyrore. Ky është dështim i qeverisë për kompensimin e politikave të gabuara. Mendoj se në thelbin e vetë, edhe sikur të ketë një krizë, e cila do të ndikojë, duhet të ketë një rritje. Por këtu vjen problemi se sa ke ti politika për të mbrojtur qytetarët nga këto fatkeqësi, politika shtetërore që kanë të bëjnë me çështje publike. A ka shteti ynë rezerva siç duhet të ketë një familje normale, për raste fatkeqësie, apo ja vë në ngarkim qytetarëve?! Po përmend edhe një shkrim të BIRN, ku dilte dhe sipas studimit që kishte bërë, duke iu referuar statistikave të INSTAT se shqiptarët kanë paguar gjatë vitit pandekim aq sa ka shpenzuar shteti. Një shifër që ishte afërisht 800 mln euro, nga të cilat 370 mln i kishin nxjerrë shqiptarët nga xhepi për t’u kuruar dhe pak më shumë se gjysma i kishte nxjerrë shteti, ndërkohë që na kanë premtuar mjekësi falas. Ky (Rama) për dështimet e veta, thotë: ‘Paguani juve’. A e ka shtruar kështu problemin Basha apo jo, se di ta them.

Ndalemi te debati në opozitë…
Unë mendoj se nuk është çështje e një apo dy personave. Korrupsioni, ky dëshpërim i madh, kjo shpresë e humbur, nuk është çështje e dy personave, por e një sistemi që kemi ngritur me shumë aktorë. Nga pamundësia, dinakëria, interesat që kanë ata që e kanë prodhuar këtë sistem, për ta mbajtur status-quo-n, ata krijojnë një zgjidhje të rremë të problemeve. Nuk mendoj se me pastrimin e PD nga Berisha, pastrohet kjo parti nga problemet që ka. PD nuk thotë se; “Po e pastrojmë partinë se kemi bërë gabime në sajë të Berishës”. Por e çmojnë dhe thonë; “Po e heqim nga amerikanët”. Kjo është hipokrizi, ndaj Berishës dhe amerikanëve. Është dhe hipokrizi dhe e amerikanëve, pasi janë pjesë e kësaj loje dhe bëjnë sikur. Po shtoj dhe një gjë që e kam nga burimet e mua, se ka qarkulluar prej kohësh ideja nga ambasadorët e mëparshëm, Lu dhe Vlahutin, që: “Të dënojmë dy veta, që të futet Shqipëria në BE dhe të duket se po ecën”. Por pyetja është: A na duhet propaganda që të mbulojmë plagën që kemi?! Apo duhet ta nxjerrim në diell që ta shohim dhe ta shërojmë! Kjo është një pseudokurë që shitet si kurë ‘e tumorit’, ku t’i po heq një pjesë të metastazës, po lë të tjera qeliza kancerogjene në trup. Problemi është që ta kapin te burimi, dhe ky burim është sistemi që kemi ngritur që është i kontrolluar nga qeveria. Po bëhet një fasadë, film, për të na hedhur hi syve. Filma ka pasur. Ka një mijë arsye se pse kishin nevojë amerikanët që të harxhonin 300 mijë dollarë në ditë në Afganistan. Pasi humbja e kësaj lufte ishte kuptuar që në ditët e para. Ka disa interesa që janë më të gjera, gjeopolitike, apo status-quo dhe vazhdojnë na shfaqin filmin. Dhe kjo na dëmton të gjithëve. Për t’i qëndruar figurës, nëse ti shkon për t’u kuruar dhe thotë; “ti ke një kokërr dhe po ta hoqëm atë do të shërohesh”. Ndërkohë që ajo kokrra është dukje e një tumori të përhapur në gjithë trupin, atëherë tu do të vdesësh dhe ai të ka mashtruar. Problemi është që të paktën mos të na gënjejnë. Berisha ka 8 vite që ka ikur. S’mund të themi se; ‘po u hoq Berisha, do të rilindë PD dhe Shqipëria’.

Çfarë interesi mund të kenë ndërkombëtarët?
Këtë pyetje e kam shtruar dhe unë në shkrim dhe po i përgjigjem me një pyetjes se; Çfarë interesi kishin për çastin në Afganistan. Interesat janë të ndryshëm. Një nga to është; muxhahedinët, apo afganët, apo dhe lobingjet. Janë shumë gjëra që i dimë dhe si dimë. Ajo që shohim ne është se korrupsioni rritet, edhe nëse shpallen këta non-grata. Janë shpallur një pjesë. Shpallja non-grata nuk është shoqëruar me ulje të korrupsionit dhe as të krimit të organizuar. Pse mos të shohim ujkun po merremi me gjurmët.

A ka opinioni publik një mendim të pavarur?
Padyshim ajo që quhet ‘shpëlarje’ trush që iu bëhet shqiptarët, përmes mediave, ambasadorëve, mbi mitin se; “Amerika po punon për ne”, se “goditja ndaj Berishës do të sjellë pastrim të madh”, kjo ndikon për të ‘shpëlarë’ trutë e një pjesë. Mendoj se një shumicë e mirë është nën presionin e kësaj propagande, të lidhur me presione që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre, kur bëhet fjalë edhe për pjesën intelektuale. Njerëzit e thjeshtë janë më të qartë, pasi kanë dhe përvojë. Ata e dinë se kjo është kulturë e vjetër. Brenda shqiptarëve rritet dyshimi, mosbesimi, dhe këtë e tregon dhe fakti që shumica duan të ikin. Nuk shoh që kjo goditje që po i bëhet Berishës, të përjetohet si një gjë që tani po nis një shpresë e re. Tentojnë që të manipulohen, por njerëzit e kuptojnë se kjo është një luftë politike. S’po them se Berisha s’ka mëkatet e veta, pasi ai po i paguan. Kjo nuk ndërton shpresë, por është një thërrmim i mëtejshëm i opozitës, që lë të qetë pushtetin, status-quo-n, e cila iu intereson dhe amerikanëve për arsye të tjera. Duke qenë në këtë situatë qytetarëve ju mbetet ajo që kanë bërë më së shumti, ikin, pasi humbin shpresën.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!