Home Aktualitet “Bëmat” e Ardi Veliut, thirrjet e opozitës ranë në vesh të shurdhët/ Ja për çfarë do të mbahet mend kreu i Policisë së Shtetit

“Bëmat” e Ardi Veliut, thirrjet e opozitës ranë në vesh të shurdhët/ Ja për çfarë do të mbahet mend kreu i Policisë së Shtetit

nga Editor

Ardi Veliu u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit më 6 shkurt të 2018, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit.

Që nga dita e emërimit që nisi me një shkelje, deri në shkarkimit e tij, karriera e Ardi Veliut në krye të policisë së shtetit ka regjistruar disa nga ngjarjet më të rënda në vend.

PD e ka akuzuar Ardi Veliun se  “Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”. Skedës së integritetit të kryepolicit, i shtohet edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit.”

Veliu është akuzuar nga opozita si i përfshirë në manipulimin e dëshmitarëve, si, në rastin e njohur si “Babale”. Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që ai të shkarkohej.

Nuk harrohet as momenti kur Veliu teksa raportonte në Komisionin e Sigurisë më 29/05/2020, për dhunimin e një të mituri nga policia, ai sulmoi familjen e tij dhe mashtroi publikisht parlamentin. Në mënyrë të turpshme Veliu e justifikoi dhunën ndaj djalit duke thënë ndër të tjera se “shih nga ç’familje vjen ai” duke publikuar një video ku e ëma e tij shfaqet me pistoletë në dorë.

Video në fakt që publikoi Veliu, është pjesë e një filmi ku nëna e djalit interpretonte si aktore.

Vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie, ishte padyshim ngjarja më tronditëse që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit. I riu u ekzekutua nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, vetëm se kishte shkelur orën policore, ndërsa ngjarja shkaktoi zemërim të madh në opinionin publik. Policia e Shtetit sajoi një histori në të cilën thuhej se Klodian Rasha kishte me vete një armë, gjë e cila shumë shpejt rezultoi një mashtrim i madh.

Protestat në vend që kërkonin dorëheqjen e tij mbushën rrugët e Titanës, ama Ardi Veliu qëndroi stoik në karrigen e tin të zyrës.

Ardi Veliu u shkarkua pas afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama kishte caktuar ndaj tij për punën e dobët të Policisë së Shtetit. Por kryepolici, jo vetëm që nuk bëri ndonjë përmirësim, pasi  jo më larg se dje në Elbasan ndodhi një vrasje e dyfishtë, ndërsa në Vermosh u rrëzua një avion që dyshohet se po transportonte drogë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!