Home Aktualitet Rrëzimi i avionit/ Klodiana Lala tregon dy hipotezat e dyshuara

Rrëzimi i avionit/ Klodiana Lala tregon dy hipotezat e dyshuara

nga Editor

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me avionin e rrëzuar dje në zonën e Kelmendit në Malësinë e Madhe.

Nga studio e News 24, gazetarja Lala tha se dy janë pistat që po heton policia.

E para, sipas saj, ka të bëjë me trafikimin e lëndëve narkotike, një dinamikë kjo e parë edhe në të kaluarën në Ishëm dhe Divjakë.

Ndërsa hipoteza e dytë, ka të bëjë se mjeti fluturues ka shërbyer për transportimin e personave të shumëkërkuar nga policia. Megjithatë sipas gazetares efektivët janë duke hetuar dhe punuar në këtë drejtim.

“Kur erdhi në redaksi ky lajm, kishte dyshime të forta që në këtë formë është bërë trafik droge. Megjithatë policia e mohon një gjë të tillë. Deri më tani, refuzoj të them që është kategorike kjo gjë sepse do të duken të dhëna të tjerë. Në burime zyrtare, lihet të nënkuptohet që po verifikohet një trafik i mundshëm droge. Tre persona kanë qenë në bord, 2 malazez dhe një shtetas shqiptar. Policia duhet të hetojë se si një automjet erdhi aty dhe i ndihmoi. Për momentin pista e një aksidenti të mundshëm nuk ka fokusin e Policisë së Shtetit. Duhen parë dy medalje, nga njëra anë një trafik droge dhe e dyta lëvizja e personave shumë të kërkuar kriminal. Policia po përdor disa forma për të parë se cili është ky grup kriminal. Po pse është zgjedhur kjo zonë? Ne e dimë që në Malësinë e Madhe ka pasur gjithmonë probleme. Mendoj që faktet në mënyrë indirekte të çojnë drejt kësaj piste. Personat që kanë qenë në bord ende nuk dihet se ku janë. Një bari i zonës ka dhënë detaje në lidhje me karakteristikat e personave të pranishëm.”-tha Klodiana Lala.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!