Home Aktualitet Shkarkohet Ardi Veliu, zbulohet emri i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë (EMRI)

Shkarkohet Ardi Veliu, zbulohet emri i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë (EMRI)

nga Editor

Nano është promovuar jo pak në muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.

TIRANE- Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emri i Nanos është mbi tryezën e kryeministrit Edi Rama dhe vendimi është firmosur.

Nano është promovuar jo pak në muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.

Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu ak qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!