Home Aktualitet Nishani krah Berishës nesër në Gjirokastër: Do jem me demokratët, bashkë më të fortë

Nishani krah Berishës nesër në Gjirokastër: Do jem me demokratët, bashkë më të fortë

nga Editor

Ish-presidenti Bujar Nishani njofton se do t’i bashkohet “foltores” që lideri historik i PD Sali Berisha do të mbajë në qytetin e Gjirokastrës. Ai thotë se vetëm të bashkuar ata janë më të fortë dhe fitimtarë.

“Të nderuar miq, nesër, e mërkurë 6 tetor, ora 18:00 do t’ju bashkohem demokratëve të Gjirokastrës në Foltoren e Z. Berisha! Qyteti simbol i trashëgimisë dhe bukurisë sonë kulturore, jet e mót ka qenë edhe simboli i patriotizmit dhe ndershmërisë njerëzore. Të gjithë bashkë për tu bërë më të fortë dhe fitimtar”, shkruan Nishani.

Më herët, gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Berisha ka bërë me dije se do të jetë në qytetin e Gjirokastrës dhe ka kërkuar që demokratët të jenë të pranishëm.

“Njoftim: Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres  do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe  demokratët e Gjirokatstres  te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme” shkruan Berisha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!