Home Politike Rama bën edhe ironi/ Unë faj për negociatat, nuk i binda Gjermaninë dhe Francën që të pajtohen!

Rama bën edhe ironi/ Unë faj për negociatat, nuk i binda Gjermaninë dhe Francën që të pajtohen!

nga Editor

Edi Rama është aq i vendosur se nuk ka asnjë faj në refuzimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, sa sot në konferencën për mediat vendosi t’i përgjiej me ironi pyetjes nëse ndjen përgjegjësi për faktin se BE nuk hapi negociata me Shqipërinë.

Rama u shpreh me ironi që patjetër që ndjen përgjegjësi se Gjermania e Franca nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe pse disa vende, për interesa të tyre, i thanë jo hapjes së negociatave.

“Po sigurisht, është përgjegjësia ime që Franca dhe Gjermania kanë përplasje. Është përgjegjësia ime pse bëhen zgjedhjet europiane. Është përgjegjësia ime pse disa vende, për arsye të tyre thonë jo”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!