Home Aktualitet “Humbja e Kosta Grillos, lajm i trishtë”, Basha: Falë zërit të tij, sportdashësit njohën emocionet e fushës së gjelbër

“Humbja e Kosta Grillos, lajm i trishtë”, Basha: Falë zërit të tij, sportdashësit njohën emocionet e fushës së gjelbër

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 59-vjeçare, pas më shumë se një muaji në intubim në një spital të Turqisë.

Në postimin e tij, Basha shkruan se fatkeqësisht komentatori Grillo e humbi betejën me Covid-19. Teksa e cilëson këtë një lajm të trishtë për sportdashësit, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!