Home Aktualitet Ekonomia nuk është ndjesi Gjylameti

Ekonomia nuk është ndjesi Gjylameti

nga Editor

Gjylameti ishit ulur në një panel televiz mbrëmjen e djeshme dhe me sigurinë që karakterizon të marrët bëtë një pohim që nuk ma kishin zënë veshët kund ndonjëherë- Ekonomia është ndjesi dhe aktualisht nuk duhet të mbushemi me ndjesi negative.

Ekonomia nuk është ndjesi zonjë. Në fund të muajit çdo shqiptar nuk flet me ndjesi, por me shifra. Kredia e shtëpisë, fatura e ujit, e dritave, shkollimi i fëmijëve nuk janë ndjesi për t’u provuar, por detyrime për t’u paguar dhe çdo rritje hipotetike në të ardhmen e këtyre faturave ndikon fort në të përditshmen e çdo shqiptari.

Ndjesi është procesi i dalldisjes në parlament para Agim Ramës, jo ekonomia në vend.

Ndjesi është sfilata e modës çdo të enjte dhe shkrepjet e vazhdueshme të aparatit të Agim Ramës që shoqërohen me komente të llojit- Yll, vlerë kombëtare, ëmbëlsi, bukuri.

Kur të bëni dallimin mes dalldisjes parlamentare para aparatit fotografik dhe faturave të kripura për çdo shqiptar, do të mësoni peshën e shifrave në fund të muajit.

Post Scriptum- Të fala Gimçes!

Elona Caslli

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!