Home Aktualitet Ulja e avionit privat/ Dritan Goxhaj: Shtetit shqiptar i ka dalë situata jashtë kontrollit, nuk kontrollon dot hapësirën ajrore

Ulja e avionit privat/ Dritan Goxhaj: Shtetit shqiptar i ka dalë situata jashtë kontrollit, nuk kontrollon dot hapësirën ajrore

nga Editor

Dritan Goxhaj, ekspert i aviacionit civil gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për avionin privat të paregjistruar që bëri ulje të ne Malesi te Madhe ndërsa dy personat që ishin brenda tij u larguan nga vendi i ngjarjes.

Goxhaj tha se shteti shqiptar i ka dalë situata jashtë kontrollit pasi nuk monitoron as ndalon dot fluturimin e avionëve të paregjistruar në hapësirën ajrore.

Gjithashtu Dritan Goxhaj nënvizoi se 3 janë përgjegjësit kryesorë të kësaj ngjarje: Dogana, ministria e Mbrojtjes dhe Albcontrol, ndërsa ndalet duke sqaruar se si mund të jetë montuar ky avion në Shqipëri.

Një avion i paidentifikuar nuk ka pasur komunikim a është njoftuar “Albcontrol”? Piloti duhet t’i bënte kërkesë Albcontrol për ulje të detyruar, nuk e dimë a është ulje normale apo e detyruar, këtu s’ka persona të plagosur dhe duhet të hetohet nga ky komision. Nëse është shkelur hapësira ajrore, institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për hyrje të paligjshme të avionit, kemi të bëjmë me shkelje të hapësirës ajrore. Albcontrol a ka zbatuar rregullat?

“Ky avion mund të jetë montuar në Shqipëri, ne nuk kemi inxhinier të licensuar ata që janë teknik por punojnë në kompani të regjistruara. Montimi i një avioni ose prodhimi duhet me leje të posaçme nga autoriteti i avionit civil, askush nuk ka lajmëruar. Krahu dhe helika e avionit është e vështirë për tu justifikuar që të kalohet në doganë, nëse kanë hyrë kontrabandë dogana nuk ka funksionuar pasi krahët dhe helika është e vështirë për tu transportuar. Ky është një institucion që të japë llogari. Në momentin që Albcontrol ka marrë dijeni që ka humb kontaktin që nuk del në radarët duhet njoftuar kontrolli i ushtrisë dhe ata duhet të ushtronin kontrollet për të ndaluar avionin e paligjshëm. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur vendngjarje, edhe kjo strukturë ka dështuar pasi mediat kanë sinjalizuar avionin”, tha fillimisht Goxhaj.

Kush duhet të marrë përgjegjësinë? “Dyshohet se është montuar në Shqipëri. Së pari, dogana mban përgjegjësi si kanë hyrë pjesët, si është montuar? E dyta ministria e mbrojtjes për shkelje e hapësirës ajrore, dhe e treta Albcontrol nëse kanë marrë njoftim për hyrje të paligjshme të avionit, përse nuk e kanë raportuar?

A mund të montohet avioni në Shqipëri? Janë dy raste individ privatë që kanë sjellë avionin privat që e kanë montuar por ata janë regjistruar por cdo gjë e kanë kryer me certifikatë. Gjithçka është bërë e ligjshme, regjistohet mjeti i tyre në avionin civil dhe kollaj mund të regjistrohen duke u certifikuar për udhëtim.

Montimi nga teknikë të huaj në Shqipëri? Në rast se ka një lishensë ata mund ta bëjnë sepse shteti shqiptar ja njeh lisencën, por me këtë avion nuk ka ndodhur sepse është i paregjistruar.

Kjo ngjarje tregon se shteti shqiptar askush nuk e kontrollon as nuk e ndalon hapësirën ajrore. Shqipëria sigurisht që është një notë negative për mungesën e kontrollit të hapësirës ajrore që janë të shkruara ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht”, përfundoi Goxhaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!