Home Politike Kllounët e Rilindjes i thonë Macronit fashist

Kllounët e Rilindjes i thonë Macronit fashist

nga Editor

Zv/kryeministri Erion Braçe, gjatë një fjalimi para qytetarëve në Lushjnje, nuk është përmbajtur ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat u treguan skeptike sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke i quajtur fashistë dhe ekstremistë.

Numri dy i qeverisë, dështimin e mazhorancës së tij ia kalon vendeve anëtare duke u shprehur se, shqiptarët kanë qenë dhe janë preha më e preferuar e atyre që kanë ndarë popujt nga madhësia, nga rraca, nga ngjyra, nga besimi fetar.

 “Fashizmi nuk ishte në fictioni i asaj periudhë që u krijua nga Kinostudio, jo, fashizmi ishte atëherë dhe shfaqet edhe sot në forma nga më të ndryshme, deri tek racizmi ku shqiptarët kanë qenë dhe janë preha më e preferuar e atyre që kanë ndarë popujt nga madhësia, nga rraca, nga ngjyra, nga besimi fetar. Ishte kështu atëhërë dhe vazhdon të jetë edhe sot. Ndaj u luftua atëherë kundër tyre për lirinë e Shqipërisë me armë në dorë dhe luftohet edhe sot duke u bërë bashkë të gjithë si shoqëri kundër fenomvene të vjetra që fillojnë dhe vijnë në ditët tona në trajta nga më të ndryshme si ato që ju thash. Kohë pas kohë shfaqen edhe të tjerë që duan të na ndajnë nga Perëndimi, por ka qenë vullneti i popullit ka qenë vullnenti i shoqërisë që i ka ndarë në mnëyrë të qartë interesat e shqiptarëve të lidhur ngushtë me Perëndimin me interasat e poltikanëve të lidhura ngushtë me poltikanë edhe kundër perendimit.

Do të ishim të turpëruar me kokën poshtë para asaj Europe që sot do të vendosë për ne. Pavarësisht vendimit që do të marrë, ne jemi pjesë e asaj familje, nuk na nxjerr dot kurrkush nga ajo familje, pavarësisht se kush është vendimarrës i madh, e politikbërës i madh apo i ardhur nga zgëqet e errëta të racizmit, kundër një pjesë që sot është në perferi të Europës dhe jo për fajin tonë. Kemi bëqrë një zgjedhje të shkëpqyer para 75 vitesh dhe do të vazhdojmë që ti qnedrojmë kursit donë në BE, kursit tonë me Europën me Perëndimin”, u shpreh zv/kryeministri Erionm Braçe.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!