Home Aktualitet Eduard Halimi zbardh dokumentat: Ja si është bërë pazar me blerjen e energjisë elektrike…

Eduard Halimi zbardh dokumentat: Ja si është bërë pazar me blerjen e energjisë elektrike…

nga Editor

Deklarata e djeshme e kryeministrit Edi Rama se vendi do të përballet me krizë energjitike si pasojë e zhvillimeve të jashtme, ka sjellë reagim të fortë sepse goditen rëndë financat e familjeve shqiptare dhe në tërësi gjithë ekonominë e vendit.

Por sipas ish-ministrit Eduart Halimi po bëhet pazar me cmimin e energjisë elektrike teksa po blihet 5 herë më shtrejtë sesa është në treg dhe se kjo gjë rëndon buxhetin e shtetit.

Postimi i plote:5 pyetje mbi Energjine dhe “Pandoren shqiptare”!Si keshilltar ligjor i tregut privat te energjise, une dhe ekipi im jemi vazhdimisht te informuar mbi ate ndodh me energjine! Ne keshillojme dhe perfaqesojme me shume se 60 kompani prodhuese te energjise.Sipas eksperteve tane qe mbulojne prodhimin e energjise nga HEC, prodhimi vendas ne gjysmen e pare te vitit 2021 nuk ka qene i ulet. Kjo do te thote qe me nje menaxhim te mire vjetor apo disa vjecar te kaskades se Drinit nuk do te kishte keto mungesa te menjehershme te energjise ne prodhimin vendas. Menaxhimi i prodhimit te kaskades se Drinit duhet pare ne lidhje te ngushte me gjithe prodhimin vendas. Kjo ishte skema fillestare kur u ofrua nga qeveria investimet ne hec- et dhe fotovoltaiket e vegjel. Kjo skeme u prish dhe KESH nuk perfiton nga 532MW hece dhe fotovoltaike per ta optimizuar ujin e rezervuareve te kaskades.Ndaj dhe keto 4 muajt e veres FTL ( Furnizuesi i tregut te lire FTL , pjese e OSHEE ) i duhet te bleje ne treg te huaj energjine ( importoje) sot per neser dhe keshtu cmimi natyrisht do jete shume me i larte. Kjo eshte mungese e thelle profesionalizmi dhe menaxhimi pa vision.Importimi, blerja e energjise nga jashte eshte “Kutia e Pandores” shqiptare.Ja pese pyetje qe ndoshta na nxjerin ne disa konkluzione?1. A eshte e vertete se cmimi qe i eshte blere prodhuesve vendas gjate 2021 eshte rreth 60 Euro/ MWh?2. A eshte blere energjia nga (importi) disa dite me pare nga FTL me 290 Euro / MWh nderkohe qe tregu dje ne HUPEX ( tregu hungarez qe eshte tregu me i lire ne EU dhe prej nga ku zakonisht importohet energjia ne shqiperi, ishte gjysma e cmimit? (shih tabelen e HUPEX)3. Por gjate shtatorit a eshte blere pothuaj me cmim mbi 100-180 Euro/MWh?4. A jane ne konflikt ERE /administrata qendrore/ lokale me prodhuesit e vegjel te energjise duke i vene keta te fundit ne veshtiresi financiare ne vend qe ti ndihmonin per te rritur investimet?5. A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjise nga 60 Eur/MWh brenda ne 290 eur/ MWh importi?Pergjigjet? Ndoshta kontrolli i duhur kushtetutes Parlament/Ekzekutiv/Drejtesi do verifikonte nese kane lidhje, por te gjithe jane te zene me gjera me te medha se kjo! Ndoshta do i vije rradha

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10221404539083764&set=a.4372202704072&__cft__[0]=AZV22GCvPv5e4NYQce_m8pw3bq_00nzqTIkXEcV72LLsm0OM0y1sewdljEPZcP2NjNq0ExToor6kb5gRCqMW1jcPVIzIHGH9cxJB8swNZdHFkCOLrLZTr4pqzQJJwFP5AiQ&__tn__=EH-R

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!