Home Aktualitet Frika nga mungesa e mbështetjes, Basha drejt rrugës së bashkimit me protestën e thirrur nga aktivisti civil

Frika nga mungesa e mbështetjes, Basha drejt rrugës së bashkimit me protestën e thirrur nga aktivisti civil

nga Editor

Deklarata e djeshme e kryeministrit Edi Rama se vendi do të përballet me krizë energjitike si pasojë e zhvillimeve të jashtme, ka sjellë reagim të fortë sepse goditen rëndë financat e familjeve shqiptare dhe në tërësi gjithë ekonominë e vendit.

Çmimet kanë filluar të rriten në këto ditë ku si fillim u rrit në mënyrë të njëanshme nga kompanitë e miellit cmimi i bukës dhe më pas u rritën ushqimet e domosdoshme për tryezat e shqiptarëve, por rritje pësuoi dhe çmimi i hidrokarburëve, por rritje paralajmërohet se do të pësojë edhe energjia elektrike, dhe si pasojë do ndikojë në financat e shqiptarëve.

Duket se shoqëria civile dhe politike është zgjuar, ishte i pari avokati i njohur Adreatik Lapaj, i cili paralajmëroi se ditën e mërkurë në orën 17:00, do të mbahet një protestë kundër rritjen së çmimeve dhe ftoi qytetarët që ti bashkoheshin atij. Pak orë pasi Lapaj njoftoi se do të mbajë protesten, duket se edhe PD-ja me në krye Bashën do të jetë në protestë të mërkurën, por ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë, do ti bashkohen Lapajt apo do ta organizojë vetë atë, ne kohën ku demokratët duket se nuk e kanë shumë të preferuar pas përjashtimit të Berishës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!