Home Aktualitet “E kanë tërhequr zvarrë”, babai i Aldi Ramës i përlotur bën akuzën e fortë: Ambulanca ka vonuar, ka ecur me 10km/h

“E kanë tërhequr zvarrë”, babai i Aldi Ramës i përlotur bën akuzën e fortë: Ambulanca ka vonuar, ka ecur me 10km/h

nga Editor

Babai i Aldi Ramës, Rufani, ka dhënë sot në një intervistë, ku ka hedhur akuza të forta ndaj ambulancës në Lezhë, e cila ka bër.

“Ambulanca ka vonuar, duhej të vinte për 10 minuta dhe ka bërë 1 orë”. Kështu u shpreh sot babai i Aldi Ramës, Rufan Rama, për emisionin “Shqipëria Live”, teksa fliste për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë.

Teksa u shpreh se kishte 3 vite pa e parë djalin e tij, Rufani tha se hoxha në varrim i kishte thënë që nuk ishte mirë ta shikonte.

“Kisha 3 vite pa e parë djalin, nuk donin të më linin ta shihja. Hoxha më tha nuk është mirë ta shohësh. Djali im ishte i dhunuar, zvarrë e kanë tërhequr? Ambulanca ka ecur me 10km/h, ka vonuar për t’i dhënë ndihmën e duhur”, tha Rufani.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Pas një informacioni të marrë, policia e Lezhës u nis për operacion në një parcelë kanabisi. Nënkomisari Saimir Hoxha bashkë me dy pjesëtarë të patrullës kundër kultivimit të kanabisit shkoi menjëherë në vendngjarje.

Gjatë operacionit ata asgjësuan mbi 100 rrënjë kanabisi dhe më pas pikasin një automjet, brenda së cilit ndodheshin tre persona.

Pasi ndaluan mjetin, policia i kërkon dokumentet shoferit dhe më pas zbresin edhe pasagjerin. Ndërkohë, vrasësi i Hoxhës, Aldi Rama refuzon të zbresë nga automjeti.

“S’ke shance të më kontrollosh ti mua,” mësohet t’i ketë thënë Rama nënkomisarit para se të nxirrte armën dhe ta qëllonte për vdekje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!