Home Aktualitet Raporti i organizatës prestigjioze ndërkombëtare: Mafia në Shqipëri kontrollon shtetin!

Raporti i organizatës prestigjioze ndërkombëtare: Mafia në Shqipëri kontrollon shtetin!

nga Editor

Nuk është lajm i ri, por sërish është certifikuar nga një organizatë prestigjioze ndërkombëtare: Mafia në Shqipëri kontrollon shtetin!

Këtë e thotë me qartë dhe me fakte dhe shifra raporti më i fundit i “Global Initiative Network”, mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar. Aty raportohet se grupe mafioze shqiptare kontrollojnë tregjet kriminale të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore dhe se janë pikërisht këto grupe mafioze, që po marrin tendera publikë.

Ata janë pozicionuar- thotë raporti- si një ndër organizatat më të fuqishme kriminale në Europë. Në dallim nga mafia italiane, ata rrallë e identifikojnë veten pas një emri apo simboli. Anëtarët janë besnik i vetëm një drejtuesi.

Mafiozët shqiptarë bashkëpunojnë me zyrtarë të shtetit dhe janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhje, duke bërë që votat të shkojnë në një drejtim ose në tjetrin. Grupime e stilit mafioz në Shqipëri dyshohet se krijojnë grupime kriminale më të vogla, por më të lirshme që i mbajën të lidhura pas vetes. Këto struktura operacionale përbëhen nga 3 ose 4 anëtarë.

Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare kanë qasje pragmatiste, duke shfrytëzuar çdo mundësi për përfitim, ata janë shumë të dhunshëm, por bashkëpunojnë me të korruptuar të cilët janë zyrtarë të policisë dhe sistemit gjyqësor , por edhe me mafian siciliane si dhe turke .

Grupet mafioze shqiptare kanë lidhje me kosovarët dhe rrjetet kriminale malazeze, operojnë në Belgjikë në Hollandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak të faktorëve socio- ekonomike, shqetësuese është përfshirja e të rinjve në aktivitete kriminale nga dita në ditë madje duke u bërë pjesë e strukturave.

Rrjetet kriminale shqiptarë janë gjerësisht të përfshira në trafikun e drogës, veçanërisht ne shpërndarjen e kanabisit. Të kamufluar nën petkun e bizneseve të ligjshme, persona të caktuar janë përgjegjës për detyra specifike brenda organizatës si sigurues, transportues dhe shpërndarës së drogës. Aktorët e përfshirë në shtet shfaqen shumë në peizazhin kriminal të vendit. Raportohet se anëtarët e grupeve kriminale janë emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda apartit shtetëror.

Rrjetet kriminale janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal, bashkëpunojnë me policinë dhe kanë mbrojtje politike shkruhet ne raport.

Shqipëria është një vend kyç tranzit për heroine, si dhe kokainën e trafikuar nga Amerika Latine. Grupet kriminale shqiptare gjithashtu luajnë rol qëndror në tregjet e heroinës dhe kokainës në Evropë. Grupet e stilit mafioz kanë krijuar shoqata me kartelet e Amerikës së Jugut dhe Ndrangheta, duke i lejuar ata të importojnë sasi të mëdha të kokainës me cilësi të lartë dhe me çmime konkurruese.

Kapja e shtetit ka zvogëluar aftësinë e shtetit, për të luftuar krimin e organizuar. Në përgjithësi, Shqipëria ka një kuadër ligjor mjaft të fuqishëm për të adresuar krimin e organizuar. Megjithatë, zbatimi i këtij kuadri ligjor shpesh dështon. Gjithashtu, raporti prek edhe disa tema të tjera, siç është pastrimi i parave të pista të krimit në sektor të ndryshëm të ekonomisë, si dhe kthimi i Shqipërisë në vend tranzit për emigrantët klandestinë, të cilët kërkojnë të shkojnë në vendet e bashkimit europian. Por duket se lulëzon tregëtia e paligjshme e zogjve, arinjtë te murrme, ujqërve. Shumë specie te mbrojtura dhe kafshe te tjera te egra tregtohen edhe online, thuhet mes të tjerave në këtë raport.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!