Home Aktualitet Kriza energjetike/ Edi Paloka kundër Bashës: Duhet rrëzuar regjimi, nuk zgjidhim gjë me pika

Kriza energjetike/ Edi Paloka kundër Bashës: Duhet rrëzuar regjimi, nuk zgjidhim gjë me pika

nga Editor

Pasi kryeministri Edi Rama shpalli krizën energjetike, në një kohë kur asnjë vend tjetër nuk ka ngritur këtë alarm, doli kryetari i PD Lulzim Basha, i cili e konfirmoi krizën.

Por kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, nuk është dakord me konstatimet e Bashës dhe as me propozimet e tij me 7 pika për daljen nga situata. Sipas tij, zgjidhja është rrëzimi i regjimit.

“Nuk e ka fajin kriza botërore jo! Asnjë lidhje nuk ka !

Po kur shteti drejtohet nga hajdutë dallkaukë si Rampalla që vendos në krye të OSHE-së një tjetër hajdut dallkauk , sigurisht këtu do përfundojmë!

Çela nuk është vënë aty për të menaxhuar as energjinë e as paratë që paguajnë shqiptarët që ta kenë energjinë. Çela është aty për të vjedhur paratë e shqiptarëve që pastaj me një pjesë të vogël të parave që ju ka vjedhur, t’ju blejë dhe votën në zgjedhje ! E me hajdutë-dallkaukë të tillë është mbushur gjithë kupola drejtuese e administratës!

Kjo situatë nuk zgjidhet as me shtatë e as me tetë pika, por duke përmbysur këtë regjim hajduto-dallkaukësh që ka marrë peng një popull të tërë!” shkruan Paloka.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!