Home Aktualitet Spiropali: Të gjitha i bëmë me Ramën…

Spiropali: Të gjitha i bëmë me Ramën…

nga Editor

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali, nga Kongresi i Partisë Socialiste, ka zbuluar se përse e vlerëson kryeministrin Edi Rama.

“Të gjitha i bëmë me Ramën dhe PS, nuk u tutëm në rrugën për një reformë radikale për një sistem të ri drejtësie, të pavarur, të paanshëm, profesional për ti dhënë fund pandeshkueshmërisë. Rama dhe PS janë ideatorët, hartuesit dhe realizuesit e kësaj platforme të domosdoshme për vendin. Të tjerë ishin spektatorë dhe pengues”, ka thënë Spiropali.

Spiropali ka zgjedhur të merret me Opozitën, duke lëshuar një mesazh për të.

“Situata me opozitën që hidhet në humnerë nuk i bën nder vendit, jo se protestohet, respekt për ata që protestojnë se janë të varfër e ndihen të dobët, apo nuk e ndiejnë ende dorën e shtetit. Ne jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë për të bërë”, është shprehur ajo.Më tej ajo i kyer përgjigje Opozitës e cila kërkon një Qeveri tranzitore pa Ramën.

“Ata që po përpiqen të na ndajnë në socialistë të vërtetë dhe rilindës, që thonë hiqni Ramën se ne nuk fitojmë dot, përmbysni qeverinë u them, o të keqkuptuar pushteti nuk merret me pazar as dhunë, por me votë e vetëm me votë shihemi në zgjedhjet e qershorit ku do fitojmë Shkodrën, Kukësin, Mallakastrën, Devollin, Lezhën dhe gjithë bashkitë”, ka thënë më tej Spiropali./CNA

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!