Home Aktualitet AMT ankimon mosfillimin e hetimeve për kallëzimet në SPAK, Kalaja: Ambasadorët të mos bëjnë presion në sistemin tonë gjyqësor, do shkojmë deri në Strasburg për teatrin

AMT ankimon mosfillimin e hetimeve për kallëzimet në SPAK, Kalaja: Ambasadorët të mos bëjnë presion në sistemin tonë gjyqësor, do shkojmë deri në Strasburg për teatrin

nga Editor

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me përfaqësuese Juristen Adriana Kalaja në një deklaratë për shtyp u shpreh se është dërguar një kërkesë ankimore për mosfillimin e hetimeve  lidhur me të gjitha kallëzimet e bëra deri më tani në SPAK.

Kalaja theksoi se kallëzimi për ministren e kulturës Elva Margariti nuk është marrë në shqyrtim, ndërkohë që padia ndaj saj është dorëzuar që në korrik të këtij viti.

Ky kallëzim ka ardhur pasi dy artistë teksa iu drejtuan institucionit që ajo drejton për të dorëzuar një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për godinën e Teatrit Kombëtar, por rojet u mbyllën derën duke shkaktur tension në rrethin e artistëve.

Kalaja tha se Ministrja Margariti në bashkëpunim me punonjësit e policisë ka shpërdoruar detyrën dhe se SPAK akoma nuk ka dhënë një përgjigjie për dosjen e Teatrit dhe nuk dihet nëse ato vendime kanë kaluar për gjykim, janë zgjatur apo janë pushuar.

Ajo u shpreh se Alenca është e vendosur për ti shkuar cështjes deri në fund dhe u bëri thirrje ambasadorëve te huaj të mos ndërhyjnë ne sistemin gjyqësor.

“Ne i kemi drejtuar një pyetje Gjykatës së shakllës së parë, kush janë mosvendimet e kësaj ministre që nuk ka vënë në lëvizje mekanizmat për këto hetime. Në një krah SPAK ka pushur vendimin për ministren Margariti dhe kompetencat janë kaluar në prokurorinë e Tiranës.

Jemi koshientë që nuk është veprim individual i policisë por është zbatuar urdhri i ministres që e pranoi në 21 korrik. Është totalisht e gabuar, Spak shkel dispozitat ligjore dhe Margatriti duhet të dilte e pastër pas kësaj. Ne kemi bërë kërkese për mosdekretimin e kësaj ministre.

Është evidente që nesë prokuroja e SPAK do të vërtetonte që të gjitha dyshimet tona janë të bazuara në ligj, do të rezultonte që ajo në bashkëpunim me punonjësit e policisë ka shpërdoruar detyrën.

Në dijeni edhe të publikut, ne kemi besim te drejtësia dhe ligji i barabartë për të gjithë pavarësisht funksionit, informacion për cështjet e teatrit është se janë bvashkuar të gjitha cështjet në një dosje dhe megjithësë ka përfunduar afati ligjor për përfundimi e hetimeve ne sot nuk dimë se cfarë bëhet me këtë dosje, a ka kaluar për gjykim është zgjatur apo është pushuar.

Ne mbi të gjitha ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese sepse nëse SPAK është levë e nje ambasadoreje për presion ndaj ndonjë zyrtari ky nuk është problemi jonë.

Ne na shqetëson që një ambasadore futet në kundërshtim me nenet e kushtetutës , është një presion ndaj këtij organi për të pushuar cështjet e teatrit. Do të shkojmë deri në Strasburg për drejtesine e teatrit.

Përvec ministres, kemi bërë ankim edhe për një tjetër vendimarrje për Sotir Kllapi prokuror dhe Manjola Kajana të cilët në bashkëpunim me nj tj po mbrojnë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim për mosfillimin e hetimeve ndaj Kllapit nuk është i drejtë.

Nga ana tjetër sot në orën 10 në gjyaktën e apelit po bëhet seanca për vendimin për mosfillimin e hetimit ndaj shumë zyrtarëve , kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës të cilët kanë ngritur një padi korruptive për transferimin e zonës së teatrit, gjë për të cilën na u dha e drejta.

Ne kishim një vit që u kërkonim të hiqnin dorë nga ajo cështje. Do të rrimë në rrugën që kemi nisur, i kërkojmë ambasadorëve të mos ndërhyjnë në cështjet gjyqësore . Në sheshin e teatrit do të rindërtohet teatri ashtu sic ka qenë”-u shpreh Kalaja.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!