Home Aktualitet Komisionet për ‘25 prillin’ dhe ‘Becchettin’/ PS-ja nuk lejon ngritjen e tyre

Komisionet për ‘25 prillin’ dhe ‘Becchettin’/ PS-ja nuk lejon ngritjen e tyre

nga Editor

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për disa çështje.

Në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që të shtyjë ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen e Becchettit, si dhe atë të inceneratorëve, çështje këto të ngritura nga PD për hetim.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se “ Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!