Home Aktualitet Vajzës së paralizuar i vjedhin baterinë e motorit në Vlorë! Apeli: Ju lutem mos e shisni për skrap, vetëm me atë mund të lëvizja

Vajzës së paralizuar i vjedhin baterinë e motorit në Vlorë! Apeli: Ju lutem mos e shisni për skrap, vetëm me atë mund të lëvizja

nga Editor

Gazetari Enrik Mehemti publikon një rast vjedhje banale që ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai shkruan se një vajze të paralizuar në këtë qytet, i kanë vjedhur baterinë e motorit elektrik me të cilin lëvizte.

Për shkak të gjendjes së saj, motori me bateri ishte e vetmja mënyrë lëvizjeje, ndaj ajo kërkon që të mos shitet për skrap por personi që e ka marrë ta kthejë, edhe nëse nuk do të identifikohet.

Publikuar nga Enrik Mehmeti – Mesazhi i familjarëve:

Mbrëm rreth orës 10 të mbrëmjes është vjedhur në lagjen Isa Boletini Vlorë një bateri motori invalidi, motori ishte i parkuar në lagjen e vajzës në fjalë dhe nuk ka me cfarë të lëviz, pasi është invalide. Ju lutet që kushdo e ka vjedhur, mos ta coj për skrap sepse është mjeti i vetëm me të cilin lëviz,  mund ta coni ku e kini marrë baterinë, edhe po nuk doni të identifikoheni. Kontaktoni në këtë numër telefoni, 0694708967. Faleminderit

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!