Home Aktualitet Lindita Nikolla organizon konferencën e kryetarëve në këtë orë (Diskutim për mbledhjet e Komisioneve)

Lindita Nikolla organizon konferencën e kryetarëve në këtë orë (Diskutim për mbledhjet e Komisioneve)

nga Editor

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka organizuar konferencën e kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit që do të mbahet ditën e sotme në orën 10:00. Mësohet se objekt diskutimi do të jetë mënyra e organizimit të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi deputetët e opozitës kanë kundërshtuar vendimin për organizimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare në mënyrë virtuale.

Sipas tyre, në këtë mënyrë nuk mund të përcillet asgjë tek qytetarët dhe nuk ka asnjë motiv përse të vijonte kjo mënyrë organzimi ndërkohë që po bëhen grumbullime më të mëdha në Kuvend apo në vende të tjera pa u respektuar distancat ndërmjet qytetarëve.

Nikolla ka kërkuar që kryetarët e Komisioneve Parlamentare të jenë të pranishëm në mbledhje në mënyrë që të transmetojë tek ta vendimin e marrë për vijimësin ë mbledhjeve të Komisioneve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!