Artan Fuga: Mirë Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fare!!!

Read Time:48 Second

Nga Artan Fuga

Mirë Europa paska faj!

Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fareeeee!

Ne nuk kemi gjykatë kushtetuese! – Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!
Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! – Fajin e ka nobelisti Handke.
Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!
Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi !
Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! – Fajin e ka Makroni!
Këshillat bashkiake i kemi moniste! – Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin!
Na kapin tonelata me kanabis në kufi! – E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!
Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga presidenti! – Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias që nuk shprehen qartë!
Po për përgjimet te Bild! Për ato e kishte fajin Elez Biberaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët
Next post 10 koleksionistë të famshëm të librave