Home Aktualitet Nevojë e ngutshme për politika ekonomike pro prodhimit vendas!

Nevojë e ngutshme për politika ekonomike pro prodhimit vendas!

nga Editor

Nga Zef Preçi

Ndoqa daljen e sotme mediatike të Kryeministrit Rama mbi krizën energjitike globale…

Ashtu si në rastin e rritjes së çmimeve të mallrave të shportës dhe sidomos të çmimit të bukës, edhe në rastin rritjes së çmimeve të energjisë në bursat botërore qeveria jonë bën zëdhënësin e krizës, vetëm informon.

Më saktë përcjell në eter alarmin por nuk artikulon asnje politikë të re publike, asnjë korrigjim në politikat sektoriale të shpallura të Qeverisë së re…

Mirëpo cilido qytetar, votues a taksapagues mund të pyese:çfarë e pengon Kryeministrin Rama që të rishikojë politikat publike dhe buxhetet përkatëse me qëllim që kriza bujqësore apo ajo energjitike të kthehen në mundësi?

Përshembull që të mbështesë fermerët për të rritur sipërfaqen e mbjellë me drithëra, pra të zgjerojë prodhimin vendas në vend që fondet të vazhdojnë t’i marrin oligarkët, cifligarët modernë të perzgjedhur politikisht e që po bëjnë “stazhin” (dmth po pasurohen nga fondet dhe pasuritë publike) për të qenë nesër biznesmenë dhe patronazhistë, kryetarë bashkish e drejtorë “me pare” apo edhe deputete të Kuvendit?

Besoj se debati i lancuar së fundi nga opozita e djathtë për çmimin e bukës e ndihmon vendim-marrjen në interes të qytetareve dhe të ekonomisë sonë kombëtare, nëse do të ketë ndonjë të tillë…

Ose në sektorin energjitik, çfarë e pengon Kryeministrin Rama që qeveria e tij të hetojë menaxhimin kriminal të ARMO-s prej më shumë se dy dekadash dhe përfshirjen e aleatëve dhe figurave të rëndësishme të maxhorancës së tij në zhvatjen e taksave dhe naftës bruto duke pasuruar nënkontraktore dhe konsulentë të koncesionarëve në dëm të interesave publike?

Çfarë pengon agjencitë rregullatore që të garantojnë cilësinë, sasinë dhe konkurrencën në tregje? Kështu edhe naftëtarët do të marrin hakun e punës së tyre pa patur nevojë të rifillojnë protestat e për rrjedhojë të preket buxheti i shtetit.

Por mbi të gjitha krizat do të mësohemi t’i shohim edhe si mundësi, madje në dobi të të gjithëve.

Që nesër të mos jetë vonë…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!