Home Aktualitet Klodian Tomorri: Jemi bërë kosh plehrash /Qeveria jonë është e vetmja në botë që bën marrëveshje emigrantësh fshehurazi

Klodian Tomorri: Jemi bërë kosh plehrash /Qeveria jonë është e vetmja në botë që bën marrëveshje emigrantësh fshehurazi

nga Editor

Për gazetarin Klodian Tomorri, Shqipëria është kthyer në koshin e plehrave të botës.

Tomorri shkruan se nëse ‘shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, zgjidhja është Shqipëria’, ku mund të shkarkohen problemet.

Reagimi i Klodian Tomorrit:

Imazhi i Shqipërisë ne arenën ndërkombëtare është përmirësuar aq shumë sa që zyrtarisht tani ne jemi landfilli i botës. Psh; shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Zgjidhja është Shqipëria.

Kjo marrëveshja e emigranteve që po zbulojnë mediat britanike qenka perlë fare.

Dmth do kapen sirianë, afrikanë apo afganistanas që tentojnë të hyjnë me varka në Angli dhe do sillen në Shqipëri.

Se çfarë pune ka dhe se ku hyn Shqipëria në këtë mes, hajde gjeje. Qeveria jonë është e vetmja në botë që bën marrëveshje emigrantësh fshehurazi.

Kjo është shumë e rrezikshme se këta kështu mund të bëjnë çdo gjë.

Marrëveshje emigrantësh, marrëveshje mbetjesh, marrëveshje armësh, marrëveshje  bërthamore, marrëveshje shitje tokash.

Daleni njëherë, si u bëkan këto kështu.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!