Home Aktualitet Në Shqipëri, jo vetëm afganët, por do të strehohen edhe emigrantët që kapen në Angli..

Në Shqipëri, jo vetëm afganët, por do të strehohen edhe emigrantët që kapen në Angli..

nga Editor

Shqipëria duket se do të kthehet në një kamp të madh refugjatësh. Kjo të paktën sipas asaj që paralajmërohet nga mediat britanike, të cilat shkruajnë se në Shqipëri do të strehohen edhe emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

Kështu pas afganëve që janë strhuar në Shqipëri, apo më herët iranianët, vendi mund të mirëpresë të tjerë refugjatë, që mund të kapen nga autoritet britanike.

The sun shkruan se të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje.

Emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra nga Anglia, në një qendër që do ngrihet në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar nga autoritetet britanike.

Priti Patel, sekretare për çështjet e Brendshme në Britaninë e Madhe, shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm.

Zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit të emigrantëve ilegalë.

Shefi i shtabit të kryeministrit Boris Johnson, Dan Rosenfield është një nga njerëzit kryesor që po merret me këtë çështje dhe diplomatët e Ministrisë së Jashtme po ndihmojnë.

Një burim i brendshëm tha: ‘Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo qendër të ngrihet. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani kemi detajet siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë që do të dërgohen në Shqipëri’.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!