Home Aktualitet Shpyllëzimi është prerja apo djegia e të gjitha pemëve në një vend të caktuar dhe më pas përdorimi i kësaj toke për gjëra të tjera. Shembuj shpyllëzimi janë prerja e pyjeve për hapje tokash buke, fermash, ndërtim, etj.

Shpyllëzimi është prerja apo djegia e të gjitha pemëve në një vend të caktuar dhe më pas përdorimi i kësaj toke për gjëra të tjera. Shembuj shpyllëzimi janë prerja e pyjeve për hapje tokash buke, fermash, ndërtim, etj.

nga Editor

NGA DENIS HIDRI
Pyjet janë pasuri kombëtare që japin frymëmarrje (oksigjen), ushqim dhe strehë për të gjitha gjallesat, përfshirë dhe njeriun. Pyjet dhe mbulesa bimore në përgjithësi janë barriera kryesore e mbrojtjes së tokës nga erozioni dhe rezerva kryesore ujore e saj. Ato mbajnë klimën të mos trazohet, mbrojnë tokat të mos shkojnë në det, mbrojnë ujërat etj. Stërgjyshërit tanë janë strehuar dhe kanë mbijetuar në shekuj falë maleve dhe pyjeve tona; edhe në të ardhmen ne apo stërnipërit tanë do të gjejmë strehë po në këto pyje në rast nevoje nga ndryshimet e klimës apo tallazet e tjera të jetës.
Janë pikërisht vlerat e natyrës sonë, pyjet, shkurret, livadhet dhe kullotat, vlerat e rralla të florës dhe faunës së tyre, lumenjtë me ujëra të pastër, që bashkë edhe me vlerat e tjera të ruajtura të lashtësisë, historisë, kulturës, folklorit, etj., të cilët na bëjnë të veçantë si vend. Këto së bashku do të ndihmojnë të zëmë një vend të dëshiruar në familjen europiane, të denjë, ashtu si me të vërtetë e meritojmë.

Dy moratoriumet e shpallura prej kohësh që ndalojnë gjuetinë dhe prerjet në pyje bëjnë mjaft mirë. Por jo gjithçka mbaron këtu! Po t’ua lamë këtë barrë vetëm inspektorëve mjedisorë, gjendja në pyje dhe kafshë të egra nuk mund të përmirësohet kurrë. Kthesa në pyje nuk vjen vetë! Por, vetëm nga një vizion ndryshe i gjithë shoqërisë sonë, i vendimmarrjes, qeverisë qendrore dhe asaj vendore, si dhe i gjithë forcave të gjalla në vend. Kjo është sfidë për Shqipërinë, por nuk duhet të harrojmë se kemi qenë shumë më të varfër, por pyjet i kemi ruajtur si të shenjtë.

Fakte që nuk duhen harruar

Humbja në pyje ka ndodhur qysh nga shtrirja e skajshme e bujqësisë në dhjetëvjeçarët e fundshekullit të kaluar (deri në vitet 1990-të), me bonifikime, me shpyllëzime dhe tarracime për toka bujqësore, deri edhe në shpatet më të brishta kodrinore, shpesh dhe malore. Nën parullën ‘t’u qepemi kodrave dhe maleve dhe t’i bëjmë ato pjellore si dhe fushat’, Shqipëria u shpyllëzua nga jugu në veri me tarracime herë me vend dhe herë pa vend, të gjitha me aksione e vrull vullnetar rinor. Nuk u ndal kthimi në tokë bujqësore edhe për livadhet malore të Çajupit e gjetkë në vend (!).

Pas viteve 1990-të, me ndryshimin e sistemit e deri sot, dëmtimet në pyje u bënë njëlloj si u shkreh e gjithë ekonomia shqiptare, si u shpërbënë gjithë ndërmarrjet industriale në vend, gjithë kooperativat dhe fermat bujqësore, si u grabitën lumenjtë në shtretet e tyre, si u pushtua toka me ndërtime etj. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk u kursyen as edhe ato pak pyje që kishin mbetur në Rrëshen, Pukë, Burrel e deri në Lurë.

Jo më kot, Shqipëria klasifikohet sot si vend me erozion të lartë dhe humbje të tokës, dallohet për ashpërsimin e klimës dhe përmbytje. Ky është në të vërtetë gjykimi që vjen nga Nëna Natyrë për sjelljen tonë! Janë këto arsye që e detyruan shtetin të shpallë dhe të përpiqet të verë në zbatim dy Moratoriume, për Pyjet dhe për Gjuetinë, të dy janë në sinergji me njëri-tjetrin, pasi një pjesë e varfërisë së kafshëve të gjuetisë është e shkaktuar edhe nga gjendja e rëndë e habitateve pyjore. Kuptohet se zbatimi i tyre nuk është pa kosto për shoqërinë e sotme shqiptare!

Më shumë për praktikat e gabuara me pasoja edhe tek pyjet.

Në këtë periudhë të stërzgjatur tranzicioni, nën frymën e zhvillimit të turizmit nuk po kursehet edhe sot e kësaj dite vija bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, ku në shumë pjesë të saj është edhe e mbrojtur nga legjislacioni vendas apo ndërkombëtar; për fat të keq, zona bregdetare u betonua mirë me ndërtime të ashtuquajtura turistike, pa ruajtur asnjë kriter natyror, pa marrë parasysh ndjeshmërinë e brezit të dunave apo halorëve që rriten mbi to, pa folur pastaj për ndotjen dhe shfrenimin urban në gjithë zonën bregdetare.

Nën dëshirën për plotësimin e nevojave për energji nga viti 2007 e deri sot janë dhënë me koncesion mbi 500 HEC-e, disa prej të cilëve kanë përfunduar ose janë në ndërtim e sipër; kjo është me shumë kosto për natyrën tonë të brishtë, duke pasur parasysh që gjithë këto vepra ndërtimore prekin pjesët më të virgjëra dhe me të ndjeshme njëkohësisht; këto shoqërohen me veprimtari jo shumë miqësore për biodiversitetin dhe natyrën në përgjithësi, si diga lumore, tunele, kanale, rrugë, etj. Për më tepër kur shumë prej tyre (mbi 80 HEC-e) janë ose brenda zonave të mbrojtura, ose në bashkëveprim ekologjik me to, si në parqet kombëtare të Valbonës, Lurës, Thethit, Shebenik-Jabllanicës, etj. Në të vërtetë, të paktën zonat e mbrojtura duhet të qëndrojnë larg shfrytëzimit nga njeriu për qëllime përfitimi, qoftë për përdorimin e drurit, të bimëve aromatike-mjekësore, të kullotjes, të dëmtimit nga zjarret, dhe së fundi edhe nga ndërtimi masiv i HEC-eve apo dhe vetë turizmi masiv.

Në vazhdimësi të këtij shqetësimi, duhet nxitur Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe organet qeveritare përgjegjëse vendore, si dhe sektorin privat, të gjithë të bëjnë përpjekjet e duhura për mbrojtjen dhe ripërtëritjen e bimësisë, të pyjeve. Kjo me siguri do të rrisë mbrojtjen e biodiversitetit të rrallë dhe të kërcënuar, por do të sigurojë, gjithashtu, edhe një jetë më të mirë për njeriun.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!