Home Aktualitet Ironia e Manjanit: Ja çfarë ndodh në shtetin e masave të jashtëzakonshme, ku edhe opozita është me koncension..

Ironia e Manjanit: Ja çfarë ndodh në shtetin e masave të jashtëzakonshme, ku edhe opozita është me koncension..

nga Editor

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ironizuar atë që konsiderohet si fitore dhe që ka të bëjë me rikthimin e orëve 45 minuta të mësimit në shkolla, pa turne, sikundër nisi viti i ri shkollor.

Manjani shkruan se në shtetin e masave të jashtëzakonshme konsiderohet si fitore mbyllja fizike e fëmijeve në ca godina që përshkak të traditës quhen ende shkolla.

“Kjo është pasoja fatale kur shteti të vendos në gjendje emergjence sipas qejfit të Bosit që sundon.

Të duket fitore që ora e mësimit do jetë aq sa ka qenë gjithmonë, jetë e mot.

Zaten ska si të jetë ndyshe në shtetin e masave të jashtëzakonshme, ku edhe opozita është dhënë me koncension…”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Ja si katandiset njeriu që ka fëmijë për të shkolluar në shtetin e masave të jashtëzakonshme (Maßnahmenstat)!
Shkumëzon në Facebook, nënshkruan edhe peticione që shkolla ti mbajë fëmijët aty brenda për disa orë më shumë.

Asnjë shqetësim, debat, peticion (protestë jo e jo) se çfarë mëson fëmija në shkollë në ato orë qëndrimi atje. Asnjë fjalë për librat, programet, cilësinë e mësimit, nivelin e nxënies, analfabetizmin funksional në rritje.

Jo!

I vetmi shqetësim është pse nuk na i mban shkolla fëmijët më gjatë aty!!!

Dhe kjo, pra mbyllja fizike e fëmijeve në ca godina që përshkak të traditës quhen ende shkolla, konsiderohet fitore. Arritje e madhe madje.

Prindi duket sikur e ka barrë fëmijën e jo kënaqësinë e jetës. Mjafton të jetë në shkollë, pa se ç’mëson aty ska gjë… Kulmi!

Kjo është pasoja fatale kur shteti të vendos në gjendje emergjence sipas qejfit të Bosit që sundon.

Të duket fitore që ora e mësimit do jetë aq sa ka qenë gjithmonë, jetë e mot.

Zaten ska si të jetë ndyshe në shtetin e masave të jashtëzakonshme, ku edhe opozita është dhënë me koncension…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!