Është e varfër’, apeli prekës i 8-vjeçares nga Fieri: Ndihmoni shoqen time! Unë i jap bukën time në pushim të gjatë

Read Time:1 Minute, 6 Second

Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 me lutjen që të ndihmohet shoqja e saj e shkollës.

Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre. Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 me lutjen që të ndihmohet shoqja e saj e shkollës.

Mua më quajnë Amina, jam tetë vjeçe, kam tre vite në këtë shkollë, ka ardhur një nxënëse e re dhe ka ardhur e re në shkollë. Nuk e dija që Namikja ishte e varfër, dukej si pa qejf dhe se mësuesja i ka dhënë bukë me vete. Ajo mund të ketë vështirësi se është e rraskapitur, nuk ha bukë. Babi na jep lekë nuk ia kthej kursimet, kur më pyet i them se kam një shoqe në klasë që nuk ka mundësi, nuk ka para, në pushim të gjatë unë i kam blerë ushqim në pushim të gjatë. I kam dhënë gjithmonë ushqimin tim, gjithmonë i kam dhënë bukën time në pushim të gjatë, jemi miqësuar shumë. Kemi blerë ushqime për të, ia kemi çuar në shtëpi. Dua që shqiptarët ta ndihmojnë pak nga pak, më vjen keq për shoqen time dhe unë do ta ndihmoj”, -thotë vogëlushja teksa kërkon ndihmë për shoqen e saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Si rrëzohet propaganda e Kryeministrit, Macron pranon se shumë vende ishin kundër Shqipërisë, Maqedonia u dogj prej nesh
Next post Piktori e bëri Shqipërinë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët