Home Aktualitet ‘Letër e hapur për një kapitull të mbyllur’, Albina Deda paralajmëron Bashën: Je Jude! Ik shpejt se…

‘Letër e hapur për një kapitull të mbyllur’, Albina Deda paralajmëron Bashën: Je Jude! Ik shpejt se…

nga Editor

Ish-deputetja e PD Albina Deda i ka drejtuar Bashës një letër të hapur ku e ka quajtur ‘Judë’ dhe e ka paralajmëruar se duhet të largohet sa më shpejtë nga drejtimi i PD.

Sipas Dedas, demokratët e kanë mbështetur Bashën pas gabimeve të njëpasnjëshme se mendon se pas tij qëndronte ish-kryeminstri Sali Berisha, të cilin Basha e tradhtoi duke e goditur pas shpine por që nuk e vrau dot.

Postimi i plotë Albina Deda Gjoci:

Leter e hapur per nje kapitull te mbyllur me Bashen!

Une jam nje demokrate,ish deputete e anetare e Keshillit kombetar te Partise Demokratike!

Edhe kur na nderrove ne 2017 me Gjuzët qe mblidhnin farat e lulediellit  te shtepia e lirise,edhe kur na shkembeve me Jeniqeret nuk tu zemeruam se mendonim se pas teje qendron Ai te cilin ti e preve ne bese,e qellove pas shpine por nuk e vrave.

Se simbolet nuk vriten….nuk i vrasin as tenderat e kuneterve dhe as gjaku qe ke me gjaksorin e demokracise Gramoz Ruçi.

Ti hyre ne shtepine tone te lirise me besen qe e shkele dhe aspak per genin dhe meritat e tua.

Ti ishe askush dhe ne saje te dr.Berishes u shnderrove ne pionierin qe parashutoi aty ku te tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!

Ti ishe aaskush dhe pa emer ngele.

Tani je me i pasigurte se busti i Enverit me 19 Shkurt 1991.

Ndaj ik shpejt e mos e vono destinin tend.

Ti je Jude…!

Askush nuk te shpeton trupin dhe turpin se fytyra te ka ikur me kohe. AD 

1 / 1

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!